Një mësues nga Korça është arrestuar nga policia e këtij qytetit të mërkurën, nën akuzën e ngacmimit seksual.
Mësuesi B.D. 45 vjeç, i cili e ushtronte profesionin në shkollën 9-vjeçare "Sotir Gurra", dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të këtij institucioni arsimor.
Policia nuk jep detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërkohë që vijon hetimet, teksa ka sekuestruar dhe telefonët celularë të këtyre shtetasve./A2Cnn
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.