Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja.
Këtij të fundit, një javë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi edhe marrjen si të pandehur për “shpërdorim detyre”, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Burime jo zyrtare pranë SPAK, kanë bërë të ditur për A2CNN se arrestimi i ish-deputetit nuk ka lidhje me këtë çështje, por është për një tjetër dyshim të Strukturës së Posaçme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.