Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore.
Ai ishte i kërkuar për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe pas arrestimit, u dërgua në burg për të vuajtur dënimin , transmeton Klankosova.tv.
Ky arrestim është realizuar në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës, e cila vazhdon të realizojë urdhëresat gjyqësore ndaj personave të kërkuar.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.