19.07.2023 · përditësuar para 1099 dite1 min lexim
Të martën është arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet se më datë 14.07.2023, i njëjti ka kanosur përmes telefonit dy prokurorë tё shtetit.
Sipas komunikatës së PK-së, sot me datë 18.07.2023, pas një pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, ёshtё arritur të identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar, raporton Klan Kosova.
Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48-orë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.