Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit të Los Angeles Nipsey Hussle, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë.
29 vjeçari Eric Holder ishte në arrati, pasi u largua nga skena e krimit me një makinë që ishte në pritje, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles.
Hussle, 33 vjeç, u qëllua jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles të dielën.
Hetuesit besojnë se vrasja vjen si rezultat i një "çështje personale" ndërmjet Holder dhe Hussle.
Kamerat e sigurisë tregojnë një burrë me një këmishë të errët që qëllon të paktën tre herë përpara se të largohet, njoftoi TMZ.
Dy të tjerë u plagosën nga këto të shtëna.
https://twitter.com/LAPDHQ/status/1113190970764419072
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.