08.11.2022 · përditësuar para 1353 dite1 min lexim
Sot, nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë, kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), transmeton Klan Kosova.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.