Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese më 13 shtator.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.
Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.