Policia ka arrestuar të dyshuarin për therje me thikë në Yzberisht të Tiranës.
Në njoftimin e policisë së Shqipërisë bëhet e ditur se i arrestuari është i moshës 24-vjeçare, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin e shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë".
"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme", ka njoftuar policia.
https://klankosova.tv/theret-me-thike-nje-person-ne-tirane-2/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.