Është arrestuar një person në Gjilan, pasi policia realizoi një operacion kontrolli në shtëpinë e tij ku u gjet dhe u konfiskua 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia njofton se të dyshuarit me inicinale A.Sh., i vitit të lindjes 2001, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit”, thuhet në komunikatën e policisë, njofton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.