Policia e Kosovës më datë 06.06.2023, ka arrestuar të dyshuarin për dy raste të ndara, të kanosjes, ndaj dy viktimave në komunën e Leposaviqit.
Në rastin e parë, më datë 26.05.2023, një grua serbe kishte raportuar se ndjehet e kërcënuar nga i/të dyshuar meshkuj serbë, njofton Klan Kosova.
“Viktima po ashtu ka potencuar se nga një i dyshuar mashkull serb ka pranuar një mesazh kërcënues si dhe sipas saj ka parë person/a të maskuar, me gurë, duke bërë lëvizje për rreth zonës ku e njëjta jeton”.
Ndërsa në rastin e dytë më datë 05.06.2023, një burrë serb ka raportuar se ishte kanosur me fjalë kërcënuese përmes telefonit nga i dyshuari serb.
Lidhur me rastet është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari B.DJ., (1981), mashkull kosovar serb ndaj të cilit të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.