Një e mitur është arrestuar në Drenoc të Prishtinës, nën dyshimin se ka sulmuar njerkën e saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi ajo kishte sulmuar njerkën e saj. Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.