Gjatë ditës së shtunë, policia në Pejë rreth orës 21:40, gjatё zbatimit tё planit Operativ nё njё lokal nё rrugën “Madlen Albright”, ka kryer kontroll pёr siguri tё hapsirёs dhe personave tё cilёt gjendeshin nё lokal.
Tek një person i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Njё pistoletё cal:9x19mm, njё karikator i sё njejtёs armё, dhe 15 fishekё cal:9x19mm, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.