22.01.2019 · përditësuar para 2732 dite1 min lexim
Reperi i famshëm amerikan, Chris Brown, është arrestuar në Paris nën akuzat për përdhunim, transmeton Klan Kosova.
Një 24 vjeçare e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez.
Burime brenda policisë kanë potencuar se Chris bashkë me dy njerëz të tjerë janë ndalur sot në Paris pas akuzës së 24 vjeçares.
Ai ka pasur shpesh ka pasur probleme me ligjin, ku rasti që më së shumti ka bërë bujë është rrahja e këngëtares së njohur, atë botë të dashurës së tij Rihanna.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.