Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën jetonte.
Viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata, njofton Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar të cilës i ka shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata", thuhet në raportin e policisë.
"Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.