Aktorja armeniano-kanadeze dhe producentja Arsinee Khanjian, ishte në mesin e qindra njerëzve të ndaluar në Jerevan të Armenisë, në afërsi të një stacioni policor që kanë qenë pushtuar nga persona të armatosur për 10 ditë.
Një zëdhënës i Khanijan i cili është i martuar me regjisorin kanadez Atom Egoyan i tha CTV-së se ajo u mbajt në arrest deri të mërkurën pasdite, përcjellë Klan Kosova.
Arsyeja dhe motivet e arrestimit të saj nuk janë ende të qarta.
Ndërkaq sipas një videoje të publikuar në rrjetin social facebook, aktorja Arsinee është dëgjuar duke thënë se personat që e arrestuan atë ishin agresiv ndaj saj.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.