32-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave disa javë më parë, është arrestuar në Kukës.
Sipas policisë ai është lokalizuar në një hotel të Kukësit, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Gjykata e Tiranës kishte dhënë ndaj tij masën “Arrest në burg” në mungesë për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Me datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, ku 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë mbetën të plagosur tre persona”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.