Një 28-vjeçar shqiptar, banues në Novara, është arrestuar nga karabinierët e Busto Arsizio pas një operacioni të suksesshëm që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 34.5 kilogramëve kokainë.
Droga ishte fshehur me kujdes në makinë dhe në shtëpi, ndërsa autoritetet gjetën gjithashtu 5 mijë euro cash, si dhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike, transmeton klankosova.tv.
Operacioni sipas euronews.al, u zhvillua pas një serie informacionesh të besueshme të mbledhura nga karabinierët, të cilat tregonin për aktivitete të dyshimta në tregun e drogës.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u sekuestruan gjithashtu telefona celularë dhe një peshore precize, që dyshohet se ishin përdorur për matjen dhe ndarjen e sasive të drogës.
Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në burg, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë lidhje dhe detaje të mundshme të rrjetit të trafikimit të drogës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.