Një 19-vjeçar nga Malaga është arrestuar pasi dërgoi mesazhe kërcënuese ndaj Alice Campello, bashkëshortes së Alvaro Moratës.
“Do të vras burrin tënd dhe fëmijët me duart e mia”, shkruhej në mesazh.
Policia konfirmoi se mesazhi ishte dërguar nga llogaria personale e të dyshuarit, duke rrëzuar pretendimet për një "hakim".
Ngjarja vjen pas kritikave të shumta ndaj Moratës për penaltinë e humbur me Spanjën në finale e Ligës së Kombeve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.