Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Hajri Pulaken, të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në muajin maj.
Pulaka së bashku me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, sulmuan dhe morën peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur në sheshin “Skënderbej”, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash. Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.