Lajmet e fundit

Tre persona e dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çka edhe e përgëzoi policinë, njofton Klankosova.tv.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit” ka shkruar Sveçla në Facebook.
Kujtojmë se gazetari Syla u sulmua mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë nga tre persona të panjohur.
Pas sulmit ai pati një intervenim në kokë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.