Lajmet e fundit

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.
Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.