Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale 'Fajde', 'Kanosja' dhe 'Detyrimi' në Prizren.
Arrestimi i të dyshuarave është bërë pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Policisë:
Pas një pune intensive operative- hetimore, zyrtarët policorë te Sektori i Hetimeve Rajonale të Prizrenit nën mbështetje edhe të njësive tjera policore, më datë 22.11.2022 rreth orës 18:30 kanë lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kanë arrestuar të dyshuarit A.H. ( 43 vjeç ) ,A.R. ( 34 vjeç ) dhe E.M.( 37 vjeç) për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerje të veprave penale të “ FAJDE”,” KANOSJA”, dhe “ DETYRIMI”.
Arrestimi i të dyshuarave është bërë pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit.
Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, është kryer edhe kontroll në objektet e banimit të personave të dyshuar me ç‘rast janë sekuestruar dëshmi –dokumente relevante që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në kryerje të këtyre veprave penale.
Me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarave u shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.