Policia ka arrestuar tre persona në Prizren si të dyshuar për fajde dhe detyrim.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se personat në fjalë janë arrestuar në kuadër të një operacioni me urdhërt të lëshuar nga gjykata.
"Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme".
"Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij. Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë", thuhet në njoftim.
Gjatë ditës sot Klankosova.tv ka raporuar me anë të burimeve për zhvillimin e rastit në fjalë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=B1UTh02Ihd4&t=2s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.