Lajmet e fundit

Policia zvicrane ka arrestuar katër artistë shqiptar në një klub nate një javë më parë.
Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun, Soni Malajn, Eugena Aliun dhe Don Phenom.
Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë shqiptare të shtunën e kaluar.
“Yjet e njohur shqiptarë kishin planifikuar të performonin atë mbrëmje në klubin Boleros në Dallikerstrasse me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit", thuhet në njoftimin e Blick.
Siç raporton media gjermane, policia ka arrestuar katër këngëtarë dhe reperë. Sipas informacioneve, të prekur janë këngëtari Sinan Vllasali (61), këngëtarja Soni Malaj (42), reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu, transmeton Klankosova.tv.