Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Shtedim të Podujevës, njëri për dhunë në familje dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se arrestimi është realizuar mbrëmë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Në koordinim me prokurorinë është kryer një kontroll e vendbanimit të personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:
- tri armë zjarri dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar :
-G.H, mashkull, 23 vjeç, është iniciuar rast për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit:
-E.H, mashkull,49 vjeç, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendër të mbajtjes. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.