Janë arrestuar dy persona në Ferizaj, të cilët dyshohen për falsifikim të parave.
“Me datën 16 shkurt 2024, policia në Skenderaj, mbi dyshime të bazuara ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i parasë. Arrestimi i të dyshuarit D. Z., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është bërë pasi gjatë kontrollit në veturën e tije i janë gjetur dhe sekuestruar , 475 x 5 €uro, kartëmonedha mbi dyshimin se janë të falsifikuara, në vlerë prej 2375 €uro”, thotë policia, përcjell Klankosova.tv.
“Ndërsa, rrjedha hetimore e zhvilluar nga njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë, F. G., 40 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, ku gjatë bastisjes në banesën e tije në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, dy pajisje të dyshuara për skanim, një llaptop, 170 monedha euro, (3x20,8x10, 6x5), 400 denarë (4x10)”.
“Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet e mëtejme po i zhvillon njësiti për Hetimin e Krime Ekonomike”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.