Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë dhe një person tjetër mashkull kosovar në Qafë Prush.
Siç njofton policia e Kosovës, gjatë kontrolli të dyshuarve i është gjetur dhe konfiskuar një qese me marihuanë, një grinder dhe dy pako rizlla.
“SPK Qaf Prushi 29.03.2025-21:00. Janë arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar një qese me marihuanë, një grinder dhe dy pako rizlla. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, transmeton Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.