Lajmet e fundit

Dy persona janë arrestuar në Prizren, për shkak se ishin rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru.
Policia njërit prej të dyshuarve ia ka konfiskuar një pistoletë dhe pesë fishekë.
Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Velezhë, Prizren 08.10.2022 – 13:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.