Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit.
Mësohet se njëri i moshës 32-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa tjetri 48-vjeçar ndaj nënës, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”.
Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.