Janë arrestuar dy persona në Elbasanit për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas policisë së Elbasanit, të arrestuarit dyshohen se kanë mbajtur peng për disa minuta në një automjet një 68-vjeçar dhe e kanë kërcënuar për t’i marrë një shumë parash, shkruan abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ka qenë 68-vjeçari që ka bërë kallëzim në polici dhe më pas është bërë e mundur kapja e tyre. Të arrestuarit janë një 57-vjeçar dhe një 47-vjeçare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe tre celularë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.