Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri ka vendosur në arrest shtëpiak dy punonjës të policisë, pasi janë të dyshuar për “Shpërdorimi të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata inspektorë të dy në Elbasan.
"Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan. Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan".
:Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.