Dy burra janë arrestuar në Suharekë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.
Si pasojë, policët kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit njërit të dyshuar i është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.