Në Tiranë, brenda një jave janë arrestuar 19 drejtues automjetesh për vepra penale në qarkullimin rrugor, si në rastet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike korrupsion ndaj punonjësve të policisë.
Janë vendosur rreth nëntë mijë e 657 masa administrative për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu 42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë, ndërsa 15 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.