Lajmet e fundit

Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë persona pas hetimeve në një rast të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve në Kupën e Mbretit.
Bëhet fjalë për një ndeshjen në dhjetor të vitit 2022, ku të arrestuarit dyshohet se fituan rreth 30 mijë euro përmes basteve për ndeshjen, të cilën skuadra e atëhershme e La Ligës, Levante, e fitoi 8-0 kundër ekipit të ligës së pestë, Huracan Melilla.
Arrestimet erdhën një ditë pasi një gjykatë rajonale në Melilla tha se kishte marrë në pyetje gjashtë persona, duke përfshirë një ish-lojtar të Huracan Melilla, për këtë aferë, shkruan barrons, transmeton Klankosova.tv.
Policia tha se ata kishin hapur hetimet e tyre pas marrjes së ankesave nga divizioni i lartë spanjoll i La Liga dhe disa shtëpi bastesh.
Hetimi u krye me ndihmën e La Liga-s, federatës së futbollit të Spanjës, RFEF, Shërbimit të Hetimit Global të Tregut të Basteve (SIGMA), shtohet në deklaratën e policisë.
Huracan Melilla tha në një deklaratë të enjten se ata do të bashkëpunojnë me autoritetet e futbollit dhe sistemin e drejtësisë dhe "do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të luftuar kundër mashtrimit".
“Ne duam të bëjmë të qartë se nëse ndonjë anëtar aktiv i klubit është i përfshirë... veprimet disiplinore dhe gjyqësore do të ndërmerren menjëherë”, thuhet në komunikatë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.