Raportohet se një person është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën pasdite, ndërsa i arratisuri ende nuk është lokalizuar, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim të detyruar nga gjykata. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.