Piloti estonez Paul Aron e ka fituar për herë të parë një garë të kategorisë Formula 3.
Këtë e bëri të shtunën në garën Sprint që u zhvillua në shtegun Spielberg në Austri përcjell klankosova.tv.
Ai e bëri këtë në mënyrë mjeshtërore duke nis garën nga pozita e tetë dhe krejt në fund e rrëmbeu fitoren.
Aron ia mori vendin e parë spanjolli Josep Maria Marti që udhëhoqi pjesën më të madhe.
Në vendin e dytë doli italiani Gabriele Mini kurse të tretin e zuri Caio Collet.
Lideri i kampionatit mbetet braziliani Gabriel Bortoleto me 93 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.