Lajmet e fundit

Mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës 2002-2004, dhe 2016-2019 me pesë gola, tre prej tyre në Evropë dhe tetë asistime, të gjitha në tre vitet e fundit, një Kupë, një Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 pesë ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë, 64 ndeshje 1 gol.
Dallku me Prishtinën është ndër 10 futbollistët i 9-ti me më së shumti paraqitje pas luftës në katër vite e gjysmë karrierë në kryeqytetin tonë, njofton Klubi i Futbollit Prishtina përcjellë Klan Kosova.
Sikurse Debatik Curri që është pensionuar nga futbolli vitin e kaluar, edhe Armend Dallkut, iu është afruar dhe do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.
Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme.
Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin Prishtina do të vazhdoj bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej.