Në veri të Kosovës, gjetja e armëve, municioneve e uniformave ushtarake tashmë është shndërruar në fenomen.
Rasti i fundit ishte sot në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok.
Lidhur me rastin, forcat e rendit njoftuan se identifikuan pronarin e shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi tjetër në qytezë e cila iu bastis e ku ju gjet një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë.
Zbulimi më i madh deri tani në lokacion të pabanuar në tre muajt e parë të këtij viti u bë në janar në Zubin Potok.
Njësia policore gjeti e sekuestroi mbi 150 kilogramë eksplozivë komercial për të cilin hetimet thonë se është prodhim i fabrikës në Krushevc të Serbisë, e afërt me pushtetarët e shtetit fqinj verior.
Ndiqeni kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=81Q3O52-kVA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.