Lajmet e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit Chelsea Armando Broja do të jetë jashtë fushave deri në fund të sezonit, pasi duhet të operohet.
Ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar, që konsiderohet të jetë ndër lëndimet më të rënda në futboll.
Ai u lëndua në ndeshjen e ditës së diel, më 11 dhjetor kundër Aston Villës, përballje të cilën Chelsea e humbi 0 me 1, aty ku Broja luajti vetëm 24 minuta.
Pas ekzaminimit të lëndimit, mjekët kanë konstatuar se ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe me patjetër duhet të operohet, gjë që lë 21 vjeçarin jashtë lojës aktive për më shumë se gjashtë muaj.