Lajmet e fundit

Ai luajti shumë filma të hollywood-it.
Kurse projektin e radhës, aktori i njohur, Armand Assante e ka në Kosovë, ku do të jetë pjesë e filmi “Requiem for Europe”, i regjisorit kroat, Jakov Sedlar.
Përmes tij, ata po duan të tregojnë telashet që ka njeriu i sotëm dhe forcën që ka ia për t’i kaluar ato.
Asstante ka thënë se Kosova ka një histori të madhërishme e cila ka kaluar në shumë sfida.
“Keni një histori të jashtëzakonshme, ajo nëpër çka keni kaluar është e vështirë, por është mrekulli se si ja keni dal mbanë, filmi tregon se arti ndihmon shoqërinë”, ka thënë Assante, transmeton Klan Kosova.
Përkrah Assantes është edhe aktori i njohur kosovar Mensur Safqiu. Ai ka thënë se artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi.
“Kosova për momentin nuk duhet të presë, por ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh si individ për që ecë përpara”, ka deklaruar Safqiu.
Përveç Safqiut, në këtë film marrin pjesë edhe artistet shqiptare Inva Mula, Ermonela Jaho, e Gresa Pallaska. Ato do të performojnë krah aktorëve të mëdhenj të Hollywood-it si Martin Sheen, Charlotte Rampling, Derek Jacobi e të tjerë.
Gjatë xhirimeve në Kosovë, regjisori korat u njoh me gjendjen aktuale në vend. Atë e ka çuditur shumë një gjë.
“Mendoj është turp. Ju si qytetarë të Kosovës së pavarur, në zemër të Evropës të udhëtoni ende me viza. Ju duhet të keni të drejtat e njëjta si popujt e tjerë, shpresoj që kjo të ndodh në një të ardhme të afërt”, ka thënë Jakov Sedlar, regjisori i filmit.
Kronikë e Dafina Smajlit.