Lajmet e fundit

Sopranoja e njohur Arlinda Morava, e cila jeton prej vitesh në Bukuresht të Rumanisë, është përzgjedhur për të qenë pjesë e ‘’Mbrëmjes së Divave’’, ngjarje kjo më e madhja e muzikës e cila mbyllë aktivitetin operistik të një viti.
Në këtë vend të njohur për traditën e tij në fushën e muzikës operistike, sopranoja shqiptare ka interpretuar krah artistëve të mëdhenj të Rumanisë dhe jo vetëm.
Morava është prezantuar në këtë ngjarje muzikore në pjesën e parë me arie nga operat botërore të kompozitorëve të njohur si dhe në pjesën e dytë me arie të operetave më të bukura të kompozitorëve botërorë si, Valsi i Musettes nga opera “La Boheme” e Puccinit, Aria e Laurettës nga opera “Geani Schici” e Puccinit si dhe Arien e Zerlinës nga opera “Don Giovanni” e W.A.Mozzart. /ATSH.