Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka njoftuar se futbollisti shqiptar Arlind Ajeti, nuk do të luajë sonte në lojën ndaj Letonisë.
Sipas tij, mungesa e Ajetit shënohet për shkak të lëndimit që ka pësuar, transmeton Klankosova.tv.
Pas ballafaqimit me Serbinë, që përfundoi me rezultat 0-0, fitorja është e vetmja alternativë e Kuqezinjve që të mbajnë gjallë shpresat për një vend në Botëror.
Shqipëria qëndron në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve në Grupin K, pas kryesuesve të Anglisë, që kanë koleksionuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura.
Përballjen e sotme mund ta ndiqni nga ora 20:45 në Klan Kosova dhe në kanalin Sport1 të platformës më të madhe në vend, Artmotion./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.