Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se në mbledhjen e 55-të Plenare të Bordit te Rregullatorëve (BEREC) dhe Bordit Menaxhues, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, u nënshkrua Marrëveshja e Punës (Working Arrangement) në mes të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC).
Siç thuhet në njoftim, marrëveshja u nënshkrua nga Nazim Rahimi Kryetar i Bordit të ARKEP dhe Konstantinos Masselos (EETA) Kryesues i BEREC.
“Sot me datë 09 Qershor 2023, në Mbledhjen e 55‘të Plenare të Bordit te Rregullatorëve (BEREC) dhe Bordit Menaxhues, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, u nënshkrua Marrëveshja e Punës (Working Arrangement) në mes të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC)”, thuhet nw njoftim.
“Me anë të kësaj Marrëveshje, ARKEP vazhdon të jetë pjesëmarrës aktiv me të drejta të barabarta në punimet e BEREC-ut, përkatësisht në BoR, MB dhe CN, dhe të gjitha grupet punuese (WG) të BEREC”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.