Dy adoleshentë në Kalifornia gjatë natës së mbrëmshme po shikonin televizion kur një mysafir i paftuar iu fut në shtëpi dhe shkoi drejt frigoriferit.
Bëhet fjalë për një ari të uritur, i cili hapi frigoriferin për të ngrënë ushqime, njofton Klan Kosova.
Prania e ‘mysafirit të paftuar’ shkaktoi panik tek dy të rinjtë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=pULAEv60xD0
Ariu hyri në banesën në Truckee, Kaliforni përmes derës së garazhit. Dhe një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes.
Kafsha mori në frigorifer, akullore e biskota dhe i hëngri në divanin në dhomën e ndenjes.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.