Gjesti ka nxitur reagime të ashpra të Arionit, kur gjatë natës nuk ndalonte tendencën e tij për të komunikuar me Dianan.
Momenti kulminant ngjau kur Arioni u zgjua nga shtrati i tij, ndezi drita, dhe s’pajtohej assesi me faktin që Gjesti po ndan shtratin me Dianan, transmeton klankosova.tv.
''S’ka gjumë'', shprehej Arioni dhe u zhvendos tek shtrati i Dianas që po e ndante me Gjestin, çka shkaktoi edhe reagimin e banorëve të tjerë.
''Thirrne Eulexin'', dëgjohej ndër tjera Gjesti, ndërsa ankohej për prezencën e Arionit duke shtuar madje se tashmë iu bënë ‘dy mure kineze’, referuar atij dhe jastëkëve të Comoditas të vendosur nga Diana në mes shtratit.
Si pasojë, me shtrirjen e Arionit tek shtrati i Dianas, u thye edhe rregulli i sfidës si dënim nga Vëllai i Madh.
https://www.youtube.com/watch?v=yitGvD2zWb4
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.