Analisti Avni Arifi është shprehur tejet kritik për veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, VV-së nuk ia "ndjenë fare për shtetin".
"Po ju vyen shteti për ta marrë pushtetin. Kur i fiton zgjedhjet në një demokraci ti e ke një program zgjedhor, e ke një projekt dhe mezi pret të krijohet institucionet që të fillosh e ta implementosh projektin", tha Arifi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Në anën tjetër gazetari Valon Rashiti u shpreh se është shqetësuese se si një vend i varfër në Ballkan ka luksin që të organizojë tri palë zgjedhje brenda 1 viti.
Kurse, ekonomistja Vjollca Nura, theksoi se paratë e shpenzuara në zgjedhje humbin investimet në projektet e tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=cALSSO-pmFo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.