Lajmet e fundit

“Nuk tregoi asgjë hiç. Kjo është krejt problematika e lidershipit. Pra, ne po flasim për aktorët e njëjtë, standardet që janë vendosur janë të njëjta dhe rezultati do të jetë pak a shumë i njëjtë. Edhe nëse bëhet presidenti, nuk do të thotë asgjë, sepse ne po flasim për gjëra konkrete. Dje e kanë trajtuar çështjen e presidentit sikur të ishte fjala për kode apo sekrete bërthamore. Ju lutem, është qesharake, a po kuptoni? Domethënë, kjo është tallje me çdo gjë. Nuk është serioze, sepse emri i presidentit, pasi po vërehet që po flitet vetëm për atë çështje, emri i tij ose i saj do të duhej të ishte publik. Do të duhej të ishin tre-katër figura për të cilat mund të gjendet një konsensus. Nuk është fundi i botës”, tha Arifi në Klan Kosova.Ndiqni deklarimin e plotë: