Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 19 janar ka marr vendim për dhënien e çmimeve letrare kombëtare për vitin 2015.
Çmimin Letrar Kombëtarë për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” e ka marr Arif Demolli.
Rexhep Murtez Shala e ka marr çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”.
Çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” e ka marr Ervina Halili.
Me çmimin për veprën më të mirë letrare për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” është shpërblyer Abdullah Thaçi.
Xhavit Beqiri ka marr çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”.
Ndërsa Fadil Bajraj është shpërblyer për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani”.
Juria qe ka bërë vlerësimin ka qenë e përbërë prej Anton Berishaj, kryetar, Musa Ramadanit, Nerimane Kamberit, Xhevat Sylës dhe Agron Y. Gashit, njofton Klan Kosova.