Ariana Grande nuk është më beqare?
Shumë media kanë raportuar se këngëtarja është në lidhje me Mikey Foster nga grupi muzikor "Social House".
Page Six ka raportuar se “dyshja janë së bashku tash e një kohë”.
Sipas këtij mediumi online, fansat kanë filluar të dyshojnë se Grande dhe Foster janë në lidhje dashurie pasi videoklipi i këngës së tyre “Boyfriend” është publikuar javën e kaluar ku ata në një moment puthen plot pasion.
Grande dhe "Social House" kanë bashkëpunuar edhe më herët në "Thank U, Next" dhe "7 Rings".
The Blast ka raportuar se Grande dhe Foster nuk janë tamam në një lidhje dashurie, por miqësia e tyre “ka marrë një kthesë pasionante në muajt e fundit”.
Edhe revista “People” ka raportuar se dyshja janë në lidhje duke u nisur edhe nga një postim shumë i ëmbël që anëtari i grupit “Social House” ka postuar për ditëlindjen e këngëtares.
“Ti je një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm në këtë univers. Shpresoj që ky vit do të të ofrojë asgjë më pak se lumturia që e meriton. Urime ditëlindjen”, kishte shkruar ai poshtë fotografisë kur këngëtarja ishte foshnje.
Në ndërkohë, edhe Grande ishte përgjigjur “të dua kaq shumë”.
https://www.instagram.com/p/BzMIgqVBI2A/?utm_source=ig_embed
Gjatë ditëve të fundit, këngëtari ka postuar disa fotografi me Ariana Granden nga videoklipi i tyre.
https://www.instagram.com/p/B0rQJd6B5IK/
https://www.instagram.com/p/B0rQLnQhlhs/
Thashethemet për këtë lidhje të re dashurie në botën e shoubizit kanë nisur pasi këngëtarja është ndarë nga i fejuari i saj Pete Davidson vjeshtën e kaluar.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.