Lajmet e fundit

Ariana Grande e ka pasë një jetë të trazuar, vitin e kaluar.
Në muajin maj të vitit 2018 më shumë se 20 njerëz vdiqën pas një sulmi me bombë në koncertin e saj në Manchester, Angli.
Në muajin shtator, ish i dashuri i saj Mac Miller, vdiq pas një overdoze. Një muaj më vonë, ajo dhe Pete Davidson u ndanë vetëm disa muaj pasi ata ishin fejuar.
“Nuk mund t’i them as ‘mirëmëngjes’ dikujt pa qarë. Por megjithatë, mendoj se nuk ka më diçka prej të cilës kam frikë. Kur jeta të përballë me sfida të tilla kaq serioze, prioritetet ndryshojnë. Nuk mërzitem më. Dua të jem vetëm e lumtur dhe e shëndetshme…dhe të bëjë muzikë, një ditë”, kishte thënë Grande duke folur për vitin e vështirë që e kishte kaluar.